Klodi i BB: Kërkoj mbështetjen e shtetit

25/06/2010 12:00

Klodian Cela, një nga banorët e edicionit ‘Big Brother 3”, që theu tabunë duke u vetëdeklaruar për prirjet  tij homoseksuale,  kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore.

Ne nje leter drejtuar kryeministrit dhe kreut te opozites Edi Rama ai shprehet se familja dhe te afermit e tij ne Shqiperi, pervec faktit qe jetojne ne kushte keqija ekonomike tashme ata  jane te diskriminuar dhe paragjykohen deri edhe nga femijet kur dalin ne rruge.

“Personalisht ndihem i mbeshtetur dhe i respektuar  ne te drejten time per te jetuar si te gjithe tjeret qe nga mesazhi i dates 22 qershor, kur sekretarja e shtetit amerikan Zonja Hillari Klinton  me dha kurajo”, shkruan Cela.

Më tej ai shton se “nuk mund te mohoj realitetin  qe 45 dite nga dalja prej Big Brother, familjaret  e  mi po vuajne per buken e gojes.Duke iu drejtuar kryeministrit ai shprehet se vendosa te qendroj ne Shqiperi  ndryshe nga c’mendohej se mund te ikja jashte. Ndaj pres qe mesazhet e mbeshtetjes te mos me vijne vetem nga nderkombetaret, por nga autoritete te larta te vendit tim”.

Top Channel