Belgjika: Vizat, nuk ka datë

25/06/2010 15:30

Belgjika prezanton prioritetet e presidencës së BE-së, por nuk jep një datë për liberalizimin e vizave për Shqipërine dhe Bosnjën.

Kryeministri belg Iv Leterme deklaron se duhen plotesuar kushtet. Sa i perket Shqipërise, Leterme u shpreh se ajo duhet te ndihmoje veten qe te ndihmohet nga Brukseli.

Top Channel: Qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes presin nga Presidenca juaj qe te perfitojne regjimin e lire te vizave. Ne Keshill parashikohen tre mbledhje te ministrave te Brendshem europianë, ne tetor, nentor dhe dhjetor. Sipas axhendes suaj, cili nga keto tre keshilla do te shqyrtoje liberalizimin e vizave per Shiperine e Bosnjen?

Leterme: Ju keni pyetje konkrete, por persa i takon liberalizimit te vizave, ky eshte proces qe bazohet mbi meritat, sipas llogjikes qe kontaktet mes njerezve mund te rriten ndoshta, e kjo mund te realizohet vertetë. E dime qe shume shtete kerkojne liberalizimin e vizave, per ta eshte shume simbolike por dhe nje menyre praktike per te realizuar levizjen e lire te njerezve. Ne jemi teresisht ne dijeni te kesaj rendesie, por ne gjithashtu insistojme, e ketu nuk ka asgje armiqesore, sepse kjo shkon me logjiken e kushtezimit, qe keto duhen plotesuar ne menyre qe te merret liberalizim vizash. Dhe ketu kur me pyesni se kur do te vendosni ju? Kjo varet shume nga progresi qe do te deshmohet ne terren per kenaqjen e kritereve te kerkuara. Por nje gje eshte e sigurte qe kur shohim vendet qe kerkojne te bejne progres ne kete fushe, si Presidence ne e dime shume mire qe kjo pjese mbetet ceshtje kyce. Ne do ta shohim procesin ne menyre pozitive, por ne te njejten kohe apelohet per kushtet, ne menyre qe mesazhi ndaj vendeve qe pyesin kur do e marrim ne heqjen e vizave? Na ndihmoni që t’ju ndihmojmë, pra rregulloni ato ceshtje te domosdoshme ne menyre qe te beni progres ne kete fushe.
A e dini cfare, nese hedhim nje veshtrim tek te gjitha vendet qe kerkojne liberalizim vizash ndaj BE-se, kam bere nje kalkulim dhe behet fjale per rreth 200 milione njerez. Dhe natyrisht qe duhet patur nje veshtrim racional. Mbyllja e deres nuk eshte opsion, sepse BE kerkon qe te jete hapesire e hapur per ata qe duan te vine e te bejne biznes, por kjo duhet bere ne menyre te rregullt.

Top Channel