Zaloshnja: Media nuk mund të kufizohet

24/06/2010 21:50

Analisti i njohur i shtypit shqiptar, Eduard Zaloshnja ka deklaruar lidhur me cështjen “Pango”, se nuk mund të ketë kufizim për median nëse ajo denoncon një skandal.

Duke folur në emisionin “Top Story” në Top Channel, Zaloshnja është shprehur se media investigative vepron ndryshe nga institucionet e drejtësisë, të cilave u duhet leje për të përgjuar.

“Nuk ka përkufizim kur t’i ke shkelur ligjin dhe kjo është për gazetarinë dhe jo për prokurorinë. Prokurorisë për të përgjuar i duhet një vendim gjykate”, ka pohuar Zaloshnja.

Top Channel