Kuvendi miraton ndryshimet ne rregullore

24/06/2010 17:15

Kuvendi ka miratuar pa praninë e deputetëve të opozitës ndryshimet në rregulloren e kuvendit.

Amendamenti për votimin e dekreteve të presidentit me votim të hapur kaloi me 73 vota pro.

Në pjesën e parë të seancës së somte, kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci deklaroi se socialistët nuk mund të bëhen bashkëfajtorë të amendamentit.

“Po goditet integriteti politik i deputetëve”, u shpreh Ruci, ndërsa më pas bashkë me kolegët e tij la sallën.

Ndërkohë kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi theksoi se ky ndryshim është një frymë e re në kuvend.

Top Channel