KE: Media, shtyllë për llogaridhënien

24/06/2010 19:45

Angela Filote, zëdhënëse e komisionerit për Zgjerimin Shtefan Fyle, e pyetur mbi vendimin e fundit të gjykatësit Agim Bendo në Tiranë, tha se liria e medias është shtyllë e mirëqeverisjes dhe llogaridhënies.

“Ju falenderoj për këtë pyetje pasi është një mënyrë për të treguar se sa e rëndësishme është liria e medias. Ajo është shtyllë e lirisë. Nga ana tjetër, gjykatat duhet të jenë të pavarura dhe efikase”, ka deklaruar Filote.

Ajo ka theksuar se liria e medias dhe pavarësia e gjyqësorit janë gjithashtu kritere kyce që duhen plotësuar për të arritur anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Vendet anëtare u shprehën pro zgjerimit, por duke respektuar lirinë e gjyqësorit dhe medias”, ka shtuar zëdhënësja.

Ndërkohë, mësohet se Brukseli ka tashmë në dorë një raport të përfaqësive diplomatike mbi median, ku përfshihet edhe vendimi i gjykatësit Bendo ndaj Top Channel.

Top Channel