Deputetët socialistë braktisin sallën e kuvendit

24/06/2010 16:00

Deputetet e Partisë Socialiste braktisin seancën parlamentare ku po diskutohej për rregulloren e kuvendit.

Kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci deklaroi se socialistët nuk mund të bëhen bashkëfajtorë të amendamentit.

“Po goditet integriteti politik i deputetëve”, u shpreh Ruci, ndërsa më pas bashkë me kolegët e tij la sallën.

Ndërkohë kreu i grupit kuvendor demokrat Astrit Patozi theksoi se nisma është një frymë e re në kuvend.

Mazhoranca kërkon ndryshime në rregulloren e kuvendit që dekretet e presidentit të Republikës të bëhen më votim të hapur.

Top Channel