Autobuset ekologjikë në Tiranë

24/06/2010 17:15

Kretari i bashkisë së Tiranës,  Edi Rama ka qenë i pranishëm në inaugurimin e linjës së re të autobusëve në zonën e Tiranës së Re, ku nga sot do të ketë 11 mjete të reja sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Rama tha se ky eshte vetem hapi i pare, ne kuader te paketave te masave qe do te merren per permisimin e sherbimit te transportit, ku 36 % e kryeqytetasve qe perdorin transportin publik ne vitin 2011 do te kene kushte te tjera, te njejta me ato te vendeve te Be-se

“Ne po përmbushim një prioritet dhe premtim kryesor që shërbimi urban i kryqytetit të jetë i standardeve të cdo kryeqyteti evropian”, u shpreh Rama.

Keta autobuse jane prodhim i vitit 2010, ku ndotja eshte zero, pasi keto mjete nxjerrin vetem avull. Sipas te dhenave te bashkise ato jane te pajisura me ajer te kondicionuar, kane platformen e sheshte per njerezit me aftesi te kufizuar dhe jane te pajisura me sistem kamerash. Bashkia e Tiranes deri ne fillim te vitit 2011 do te beje funksionale te gjitha korsite per autobuset te ndertuara ne 23 rruge te qytetit, cka do te sjelle shmangjen e vonesave. Por do te punohet qe te gjitha kryqezimet kryesore te Tiranes te pajisen me semafore dhe kamera ne menyre qe te menaxhohet trafiku duke i dhene prioritet transportit publik. Bashkia e Tiranes eshte shprehur se kostoja e ketij sherbimi do te jete e perballueshme per qytetaret te cilet do te kene kushte shume me te mira.

Top Channel