Akuzohet Agim Bendo

24/06/2010 15:10

Ana Preka jeton prej 17 vjetesh në Greqi dhe përplasja e parë e saj me gjyqësorin ka qenë kur ish-administratori i bizneseve të saj në Tiranë i shiti një shtetasi pa patur të drejtën juridike të njohur nga shoqëria “Albania Interlines” rreth 18 mije metra katrorë toke, pronë të saj, dhe që ndodhet në periferi të kryeqytetit.

Ndersa prokuroria nisi hetimet dhe dergoi ne gjykaten e Tiranes dosjen penale per akuzen e “vjedhjes duke shperdoruar detyren”  ndaj ish- administratorit Kristodhulu Filopulus, ajo pretendon se paralelisht celi edhe nje padi civile per te kerkuar pavlefshmerine e kontrates se shitjes se tokes.

Dhe gjyqtare ne procesin civil qelluan te ishin Agim Bendo, Fida Osmani, gjyqtarja qe lexoi peticionin te merkuren pasdite dhe Kace Agolli, firmetare e tij. Kjo treshe gjyqtaresh rrezoi kerkesen e pales paditese me argumentimin se administratori kishte te drejte te kryente shitje prone.

“Kur te gjitha ishin te pastra se administratoti yne i meparshem kishte bere vjedhje te hapur, e sqarova gjyqtarin qe ishte bere revokim prokure dhe qe administratori nuk kishte të drejte për shitjen. Përgjigja e tij ishte: Kush paguan, fiton”. Që herën e parë të njohjes tendencat e tij dukeshin. Me beri pershtypje se jashte vendit seancat jane ndryshe, respekti e te gjitha jane ndryshe, ndersa kur shkuam në zyrën e këtij gjyqtari ai po priste thonjtë”, thotë Preka.

Menjehere pas ketij vendimi Ana Preka u ankua ne disa institucione.

“I kam cuar letër ministrit të atëhershëm të Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, i shkrova leter kryeministrit por nuk kam marrë asnjë përgjigje”, u shpreh Preka.

Aktualisht ne gjykaten penale te Tiranes gjyqtari Gerti Hoxha po vazhdon gjyqin per akuzen e vjedhjes duke shperdoruar detyren ndaj Kristodhulos Filopulos, per te cilin ky gjykates ka derguar drejt Greqise edhe nje leterporosi qe autoritetet vendase t’i komunikojne faktin se eshte i pandehur per shitjen e tokes pa te drejte, perfitimet financiare prej te ciles as nuk i ka derdhur ne arken e kompanise.

Top Channel