Withers viziton romët

23/06/2010 12:30

Paraditen e sotme ambasadori amerikan në Tiranë ka vizituar banoret rome të një lagjeje në periferi të Tiranës.

Ne kete lagje ku jetojne 35 familje rome, dhe ku femijet jane te shumte ne numer, vjen nje ere e rende, pasi nuk ka as uje dhe as energji.

Femijet lypin ne rruget e Tiranes dhe ne periudhe vere ne Sarande, Durres, Vlore dhe Kosove, ku qytetaret jane me te dhembshur ndaj tyre. Por vec lypjes nje pjese e ketyre femijeve trafikohen dhe dhunohen edhe seksualisht

Ambasadori John Withers ka takuar cdo familje, dhe ka pare nga afer vendin ku keta  persona jetojne. Ai ka degjuar kerkesat e tyre eshte shprehur i gatshem per te ndihmuar kete komunitet permes organizatave.

Unë mund të reflektoj për atë cka tha sekretarja e Shtetit, Hillary Klinton, që është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me organizatat dhe sistemin vendor për të siguruar të drejtat e njeriut për komunitetin rom. Ka një plan veprimi në ndihmë të komunitetit rom dhe do të kërkoja vëmendjen e atyre strukturave për të bashkëpunuar dhe për të përmirësuar kushtet e këtij komuniteti”, u shpreh Withers.
 
 Pas takimit ne kete lagje te Tiranes te populluar nga familje rome te ardhura nga elbasani dhe fieri prej disa vitesh, ambasadori eshte ndalur per te pire nje kafe me perfaqesuesit e ketij komuniteti

Top Channel