Turqi, Topi-Gyl vlerësojnë marrëdhëniet

23/06/2010 21:50

Gjatë vizitës së tij në Turqi, presidenti i Republikës Bamir Topi është takuar me homologun turk Abdullah Gyl.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë nga Turqia, vecanërisht në fushën e mbrojtjes, por dhe në përmbushjen e aspiratave integruese të dy popujve për në Bashkimin Europian.

Presidenti Topi shprehu besimin në thellimin e marrëdhënieve ekonomike, duke nënvizuar nevojën për rritjen e shkëmbimeve tregtare, si dhe tek intensifikimi i investimeve të kompanive prestigjoze turke në sektorë kycë si energjitika dhe telekomunikacioni.

Ndërsa presdienti turk Gyl e vuri theksin në shkëmbimin e përvojës turke në fushën e turizmit. Të dy presidentët vlerësuan se vizita të tilla të herëpashershme dëshmojnë klimën e shkëlqyer të marrëdhënive që po vijnë duke u forcuar ndërmjet dy vendeve.

Top Channel