SHISH, debate per buxhetin

23/06/2010 16:15

Komisioni i Sigurisë, ka zhvilluar një seance dëgjimore me dyer të mbyllura me kryetarin e SHISH, Bahri Shaqiri, ne lidhje me aktivitetin e Sherbimit te Inteligjences Shqiptare.

Maxhoranca dhe opozita kane shprehur gjate kesaj seance mendime te njejta per sa i perket aktivitetit te, ketij sherbimi.

Aty ku deputetet jane ndare me njeri tjetrin ka qene pika e financimeve te ketij sherbimi. Sipas opozites problemi kryesor mbetet mosfinancimi i ketij sherbimi inteligjent, i cili reflektohet ne eficencen e punes dhe ne sigurine kombetare. Mungesa e theksuar e fondeve per operacionet, per nje teknologji me te avancuar, per trajtimin e inspektoreve dhe te agjenteve te shish, trajnimin e tyre edhe te pagave, kane patur ndikim sipas opozitareve ne efikasitetin e punes.

“Sot Komisioni i Sigurisë kishte të ftuar kreun e SHISH. Deputetët I bënë pyetje dhe morën përgjigje. Problemi kryesor që ka Shërbimi Informativ është mungesa e buxhetit për realizimin e misionit”, u shpreh deputeti socialist, Pirro Lutaj.

Sherbimi Informativ Shteteror kerkoi ne fillim te ketij viti, gjate ndarjes se zerave ne buxhet edhe ne komisionin parlamentar ku opozita mungonte ne ate kohe shtese ne buxhetin e saj. Asokohe, komisioni i sigurise dha nje pjese te kerkesave, por nuk i permbushi te gjitha ato.

Top Channel