Rama: Zgjedhjet, sfidë për BE

23/06/2010 17:35

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama gjate fjales se tij ne keshillin e Internacionales Socialiste mbajtur ne New York theksoi se garantimi i zgjedhjeve normale eshte nje sfide e rendesishme dhe percaktuese ne funksion jo vetem te integrimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian por i te gjithe Ballkanit Perendimor.

“E verteta tregon se nje sistem kushtetues evropian, me zgjedhje të standarteve normale, me parlamente e qeveri transparente, është një sfide e hapur, por gjer me tash larg së qenit e fituar në funksion të projektit europian të vendeve të Ballkanit Perendimor”, u shpreh Rama.

Duke u fokusuar tek kriza ne Shqiperi kryesocialisti tha se qeveria me qendrimin e saj ka kontribuar ne bllokimin e te gjithe, institucioneve, sektoreve dhe elementeve te domosdoshem ne garantimin e demokracise.

Sipas tij, Shqipëria përballet me një krizë aspak të thjeshtë politike, që ka politizuar paralizuar drejtësine dhe ka hyrë në ekonominë e të dhënave të gënjeshtërta.

Lideri i opozites nuk la pa shprehur edhe shqetesimin per krizen e rende ekonomike me te cilen sipas tij por perballet vendi, nje krize qe per Ramen ka per aktor kryesor qeverine, e cila eshte mbytur sipas tij ne paaftesi , konflikt interesi dhe korrupsion.

Top Channel