PS: PD ta harrojë bojkotin e zgjedhjeve

23/06/2010 19:55

Partia Socialiste ka hedhur poshtë pretendimet e PD, se opozita po planifikon të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në një prononcim për mediat, deputetja Ermonela Felaj ka deklaruar se PS do të jetë gjithmonë në vijën e parë për të luftuar kundër interesave personale të qeverisë.

“Berisha ëndërron të konkurrojë i vetëm në zgjedhjet e ardhshme dhe për këtë ka vënë në punë altoparlantët e tij. Por Berisha do ta ketë PS gjithmonë përballë, për të luftuar kundër interesave personale të familjes në pushtet”, ka pohuar Felaj.

Top Channel