PE voton rezolutën për Shqipërinë

23/06/2010 10:20

Komisioni i Jashtëm në Parlamentin Evropian miratoi rezolutën për procesin integrues të Shqipërisë me 59 vota pro dhe 1 kundër. Rezoluta ishte propozuar nga eurodeputeti Nikolaos Chountis.

Në rezolutë thuhet se sipas vlerësimeve të OSBE-ODIHR, zgjedhjet e 28 qershorit të vitit të kaluar plotësuan shumicën e standardeve ndërkombëtare.

Socialistët europianë kishin propozuar shtyrjen e votimit, por kërkesa e tyre nuk u pranua nga partitë e tjera.

Rezoluta, ndër të tjera bën thirrje për zgjidhje transparence dhe në përputhje me Kushtetutën, të krizës politike në vendin tonë.

Top Channel