PE miraton rezolutën për integrimin e Shqipërisë

23/06/2010 11:55

Me 59 vota pro nga 60 të pranishëm, Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian miratoi rezoluten për integrimin europian të Shqipërise.  (UPDATE)

Draftet dhe amendamentet paraprake u zevendesuan nga te ashtuquajturat “amendamente kompromisi” midis grupimeve te ndryshme politike.

“Le te themi se ky eshte qendrimi i perbashket, per t’i thene Shqiperise se duhet te perpiqet me shume per integrimin europian. Mendoj se eshte lajm pozitiv per popullin dhe qeverine tuaj”, u shpreh Nicolaos Chountis, raportues per Shqiperine.

Rezoluta thekson se kriteri politik eshte shume i rendesishem per integrimin europian te vendit dhe veren se pavaresisht nderhyrjes lehtesuese nga BE, palet ende nuk kane gjetur nje zgjidhje per kapercimin e ngercit politik. Eurodeputetet theksojne rendesine e nje dialogu politik, duke kerkuar qe forcat kryesore te gjejne zgjidhje dhe te angazhohen per nje ligj te ri elektoral, i cili do te mund te garantoje transparence te plote te procesit te ardhshem zgjedhor. Kapercimi i situates vleresohet ne rezolute duhet te behet ne respekt te transparences dhe kushtetuetshmerise. 

“Votimi ishte 59 deputetë nga 60 në sallë. Rezoluta është përmirësuar dukshëm me atë fillestare dhe është më afër realitetit shqiptar”, u shpreh deputeti demokrat, Fatos Beja.

Amendamenti oral i ben thirrje Komisionit qe te verifikoje permbushjen e kritereve te mbetura per liberalizimin e vizave ne muajt e ardhshem nga Shqiperia, me qellim qe kjo te qartesoje proceduren per Keshillin dhe Parlamentin per te miratuar regjimin e lire ne fund te vitit 2010.

“Kishte disa amendamente qe per ceshtjen e vizave t’i mbyllnim deren Shqiperise ne menyre qe te kishim permiresim te situates politike atje. Por ne rezolute vendosem qe te thuhet ndryshe qe duhet t’u japim vizat shqiptareve , sa me shpejt aq me mire”, u shpreh Chountis.

Grupimet politike europiane theksojne si themelore nevojen per nje sistem gjyqesor transparent, te paanshem, efikas dhe te pavarur nga cfaredolloj kontrolli apo  presionet politike. Persa i takon dhunes ne familje dhe trafikut te grave e femijeve amendamenti kompromis vleresonte me shqetesim rritjen e rasteve ne kete fushe dhe i bente thirrje prokurorise dhe policise per te kryer hetim te duhur.

Ne ekonomi, Shqiperia verehet se ka mungese transparence persa i takon ceshtjes se pronave qe vleresohet se po pengon zhvillimin e tregut te tokes. Kerkohet permiresim ne fushat e transportit, edukimit, ceshtjet sociale, shendetesi, bujqesi dhe per energjitiken shenohet se duhet permiresuar oferta duke shfrytezuar kapacitetin e vendit ne burime natyrore.

Top Channel