Mjaft: Gjoba, dhunë ndaj fjalës së lirë

23/06/2010 20:00

Lëvizja Mjaft ka reaguar ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë për të ndëshkuar me gjobën prej 400 mijë eurosh televizionin Top Channel.

Në një deklaratë për shtyp thuhet se, vendimi i gjykatës me konflikt interesi është pika kulminante e një procesi shanatzhues të pushtetit ndaj medias.

Ndër të tjera, lëvizja Mjaft e konsideron këtë akt si dhunë ndaj fjalës së lirë, ndaj kërkon nga shoqëria shqiptare të reagojë ndaj instalimit të institucionit  të arrogancës dhe dhunës në mentalitetin e ligjvënësve dhe institucioneve shqiptare.

Drejtues të lëvizjes Mjaft, nëpërmjet kësaj deklarate i bëjnë me dije zotiti Pango se, asnjë shifër monetare që jepet nga këto gjyqe të montuara nuk do të mund të pastrojë figurën e njollosur të tij.

Top Channel