Korcë, lirohet kancelari i gjykatës

23/06/2010 19:15

Gjykata e Korcës ka lënë të lirë dy zyrtarët e arrestuar pak ditë më parë për korrupsion pasiv.

Arben Hoxha, shefi i personelit të burgut të sigurisë së lartë dhe Shkëlqim Kajmaku, kancelari i gjykatës, kanë marrë masën “arrest shtëpie”.

Ata u arrestuan tre ditë më parë ndërsa u kapën në flagrancë duke i marrë një shtetasi një shumë prej 500 mjë lekësh për një urdhër ekzekutimi të lëshuar nga gjykata që do t’i kalonte zyrës së përmbarimit.

Trupi gjykyes e ka konsideruar arrestin të ligjshëm për shefin e personelit të burgut, të cilit i janë gjetur paratë kur ka bërë rolin e ndërmjetësit për nxjerrjen e vendimit.

Ndërsa nisur nga fakti se i pandehuri nuk ka rrezikshmëri shoqërore dhe vepra penale, është lënë në arrest shtëpie.

Ndërkohë, për kancelarin e gjykatës, Shkëlqim Kajmaku, gjykata vendosi lirimin duke thënë se arrestimi ishte i jashtëligjshëm pasi ai dispononte dokumenta të cilat ishin nxjerrë në mënyrë të rregullt nga institucioni dhe nuk është provuar vepra penale e korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.

Top Channel