Kisha e Lacit, shkatërrohet lokali problematik

23/06/2010 12:10

Inspektoriati ndertimor ka shkaterruar nje lokal ndertuar ne zonen prane kishen e njohur te Lacit. Kjo ndertese kishte shkaktuar edhe nje konflikt mes freterve dhe disa banoreve te qytetit te Lacit. Konflikti rrodhi ne nje incident kur pader Mikel Pellumbaj u dhunua brenda ambienteve te kishes nga ana e dy vellezerve, qe me pas u denuan nga gjykata.

Ky konflikt iu be i ditur edhe kryeministrit gjate nje vizite te tij ne kete kishe. Pas shkaterrimit kleriku ka shprehur faleminderimin e tij per kete veprim.

Pronaret e objektit kane treguar nje vendim te Gjykates se Apelit e cila siopas tyre kishte rrezuar vendimin per shkaterrimin e godines. Por ne fund godina eshte shkaterruar, ndersa kleriku i kishes se Lacit ka akuzuar gjyqtaret.

Top Channel