Ersekë, plagoset ushtari me armë zjarri

23/06/2010 09:35

Përleshja me armë mes dy personave në Ersekë ka shkaktuar plagosjen e një ushtari të repartit të Zallherrit.

Sipas policisë, 30 vjecari Gjergj Muratasi ka plagosur 32 vjecarin Nertil Prifti, i cili është ushtar profesionist në repartin që ndodhet në periferi të kryeqytetit.

Pak kohë pas ngjarjes, uniformat blu kanë prangosur autorin e ngjarjes, ndërsa nuk dihet ende gjendja shëndetësore e ushtarit të plagosur.  

Top Channel