Daul: Nuk pres zgjidhje të shpejtë

23/06/2010 12:00

Eurodeputeti francez Joseph Daul i tha BBC-se në prag të vizitës në Tirane se nuk pret ndonjë zgjidhje të shpejtë të krizës politike në vend.

Kryetari i grupit të Partive Popullore të Parlamentit Evropian, një nga ndërmjetësit eurodeputetë të krizës, e bëri të qarte se nuk ushqen iluzione për gjetjen e një kompromisi brenda ditës.

“Se pari, – u shpreh ai,- vizita ime ishte parashikuar prej kohësh si pjese e turit ballkanik. Së dyti, së bashku me Martin Schultz jemi përpjekur që të negociojmë një zgjidhje për Shqipërinë, e cila dështoi javën e kaluar. Por kjo nuk me pengon që të vij në Tiranë për të takuar kryeministrin, të cilin e kam mik, dhe për të diskutuar me të”.

I pyetur sesi duhet kuptuar fakti qe ne axhenden e tij ka vetem takime me perfaqesues te qeverise, por asnje kontakt me opoziten, Daul u pergjigj se “nuk eshte racist e diskuton me cilindo. Nese perfaqesuesit opozitare do te jene aty, unë do të takohem edhe me ta”.  
 

Top Channel