Bruksel, protestë e emigrantëve shqiptarë

23/06/2010 21:05

Ndërsa ministrja e Integrimit ndodhej brenda zyrave të Komisionit Europian, në sheshin mes dy institucioneve të rëndësishme europiane, për herë të parë protestonin shqiptarët.

Të organizuar nga Mërgata e Belgjikës, protestuesit kërkonin që të zgjidhen cështjet e mbetura pezull për të gjtha vendet e rajonit ku jetojnë shqiptarët që pas vendimit të marrë, sic u shprehen ata, nga po ato vende anëtare që sot janë në Bashkimin Europian.

Përreth 40 minuta dhe në respektim të rregullave të rendit, protestusit kërkuan respektim të të drejtave të shqiptarëve në Ballkan, përshpejtim të integrimit europian, ose në të kundërt bashkimin e trojeve shqiptare.

Top Channel