Berisha: Rezoluta e PE-së, vendim madhor per vizat

23/06/2010 15:00

Në mbledhjen e përjavshme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha pershendeti menjeherë rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë. (UPDATE)

Duke vecuar piken, ku eurodeputetet i bejne thirrje Komisionit Europian te verifikoje pa vonese permbushjen e kritereve, ne menyre qe shqiptaret te udhetojne pa viza brenda ketij viti, kryeministri Berisha tha se kjo ishte nje vote historike dhe votebesim per qytetaret e Shqiperise.

“Dita e sotme shënon një arritje madhore në procesin e heqjes përfundimtare të vizave , proces në të cilin sipas traktatit të Lisbonës, Parlamenti Evropian ka një zë përcaktues. Vota  e sotme në parlamentin Evropian ishte vlerësim i ndershëm dhe miqësor I të gjitha përpjekjeve të kësaj qeverie, por jo vetëm të qeverisë , por të të gjitha institucioneve të vendit që me përkushtim të madh kanë punuar për të konkretizuar , për të shndërruar në realitet të gjitha kërkesat e udhërrëfyesit të KE për heqjen e vizave”, u shpreh Berisha.

Rezoluta e Parlamentit Europian u vleresua si nje mbeshtetje e re per Shqiperine edhe nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjate nje takimi me zevendespresidentin e Asamblese Parlamentare te OSBE-se, Volfgang Grosruck, ata shprehen te bindur se deri ne fund te vitit shqiptaret do te levizin pa viza ne zonen Shengen.

Te dy politikanet, qe i perkasin familjes se qendres se djathte europiane, folen edhe per domosdoshmerine e bashkepunimit te opozites ne Parlament, duke theksuar se kjo eshte edhe nje kerkese e rezolutes se Parlamentit Europian per dhenien e kontributit te saj per reformen ne sistemin e drejtesise.

“Jam gjithashtu i kenaqur, qe problemet politike, sepse nuk mund te flasim per krize, jane zgjidhur, qe socialistet u kthyen ne parlament, i cili eshte i vetmi vend ku merren vendimet, vendimet e rendesishme. keshtu qe shpresoj, qe per te ardhmen, bojkoti te jete vetem nje pjese e shkurter e historise. Eshte shume me mire te punohet se bashku sesa per te patur diskutime ne rruge. Diskutimi ne parlament eshte menyra me e mire”, u shpreh Grosruck.

Top Channel