Abuzimi, interes publik

23/06/2010 16:45

“Reporteret pa Kufij” reagojne pas vendimit te gjyqtarit Agim Bendo, duke deklaruar se ne kete rast mbizoteron interesi i publikut per zbulimin e abuzimeve te zyrtareve te larte me pushtet.

Reportët dënojnë vendimin e Gjykatës, ku Top Channel duhet t’i paguajë ish-ministrit të Kulturës Ylli Pango 400 mijë euro dëmshpërblim për transmetimin e një videoje që tregon se zyrtari i kërkon një vajze që aplikoi për punë, të hiqte rrobat.

“Jemi të tronditur për vendimin e gjykatës dhe për këtë masë të paprecedentë. Abuzimi me pushtetin i një ministri duhet bërë publik dhe shtypi duhet të jetë i lirë që ta mbulojnë këtë ngjarje. Vendimi i Top Channel për ta transmetuar videon është plotësisht i justifikuar dhe tërësisht legjitim”, thotë organizata e lirisë së Shtypit.

Sipas ‘Reporterëve pa Kufinj’, vendimi i gjykatës është i papranueshëm dhe strukturon dhunë serioze të lirisë së medias. “Ne shpresojmë se sistemi juridik do të tregojë pavarësinë e tij duke anuluar vendimin për dëmshpërblim dhe të pushojë cështjen”, thuhet ne reagim.

Top Channel