Shkodër, shpallen fituesit e festivalit të fëmijëve

22/06/2010 12:45

Në natën e tretë finale të festivalit të muzikes për fëmijë në Shkodër, janë shpallur fituesit e cmimit të parë të cilët jane Tedi Paçrami dhe Riad Bashi.

Ata u shpallen me te miret e ketij eventi mes 25 interpretuesve qe u mblodhen ne kete qytet nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Kenga fituese eshte nje krijim i Jetmir Barbellushit dhe ka marre piket maksimale per te fituar edhe kuroren e ketij eventi.

Ne kete festival moren pjese mbi 200 femije dhe 25 interpretues. Ne tre netet e ketij festivali qe mban edicionin e 48 jane interpretuar dhjetra kenge ndersa skena eshte mbushur edhe me interpretime ne kercim, humor dhe shume surpriza te tjera. Dhjetra femije te angazhuar ne korin e ketij festivali kane mbushur sallen e teatrit “Migjeni” me zerin e tyre duke kenduar kenget e reja por edhe ato me te njohura te edicioneve te kaluara. Festivali qe daton nga viti 1963 mban emrin dhe firmen e qindra krijuesve te njohur por mban edhe meriten e zbulimit te dhjetra talenteve te reja te muzikes, qe nga Inva Mula, Justina Aliaj e Irma Libohova dhe shume e shume emra te tjere deri edhe tek me te rinjte, si Dorina Garuci, Kejsi Tola dhe Mariza Ikonomi.

Top Channel