Tonin Marku pati një lindje aksidentale pasi ajo ndodhi në vendin e gabuar në kohen e gabuar dhe për 20 vitet që do të pasonin, ai vazhdonte të mos ndjehej rehat.

Jemi në vitin 1980. Në Shkodrën e asaj kohe ishin popullarizuar historitë e atyre që tentonin të çanin rrethimin e sistemit totalitar e të arratiseshin për në atë që quhej “bota e lirë”. Disa ia arrinin qëllimit. Shumë të tjerë mbeteshin në rrjetën e fortë të Sigurimit të Shtetit që vigjilonte mbi gjithçka.

Por Tonin Marku, një djalë i lëvizshëm i njohur në qytet, kishte disa vite qe pergatitej fizikisht per diçka qe ndoshta ia kishte thene vetem vetes. 30 vjet më vonë, afërsisht në të njëjtën datë, në të njëjtën orë e në të njëjtin vend, Tonin Marku ka ardhur për të ripërsëritur atë aventurë që do ta shndërronte në pak kohë në heroin e liqenit.

Tonini po mundohet të riprodhojë me besnikëri çdo përjetim. Gjithçka lidhet me 22 qershorin e vitit 1980. Ai u largua nga shtepia pa rene ne sy. E vetmja shenjë se nuk do të kthehej më, është një shënim që ai e lë në një faqe pasardhëse të kalendarit të murit. Prindërit, do ta zbulonin atë vetëm pas disa javësh, bashkë me mesazhin shpresëdhënës se ai ishte gjallë.

Momenti i gjetur perkonte me fillimin e finales se Kampionatit Europian Itali 80. Ky detaj i pritur per vite ishte ajo qe e shpetoi nga kapja. Kursi i ndjekur nga Tonini ishte me i pamunduri. Ne fillim notoi pa i nxjerre krahet nga uji deri sa u largua mjaftueshem nga bregu e me pas doli ne mes te liqenit te Shkodres per t’iu drejtuar Malit te Zi.

Notimi i lirise zgjati plot 9 ore neper terr dhe orientimi i vetem ishte hena qe si rralle ndonjehere shkelqente mbi malin e Taraboshit. Per ata qe nuk e dine, uji i liqenit eshte sfilites dhe per ata qe nuk e dine, lufta per liri eshte e vetmja lufte e drejte. Nderkohe qe Tonini zhdukej mes nates dhe ujit, rojet kufitare socialiste shihnin Gjermaninë kapitaliste teksa ngrinte Kupen e Europes.

Rreth ores 2 te nates u shqua feneri ujor qe shenjonte kufirin. Per Toninin ajo ishte overdoza e fuqise per te duruar dhe per ta arritur ate vije imagjinare qe do ta bente nje njeri te lire. Ne oren 5 e 30 minuta nen kembet e tij ai ndjeu shkembinj. Cdo lloj orientimi kishte humbur, çdo lloj fuqie kishte shteruar por per here te pare qe nga dita e lindjes, Tonin Marku vertete do te flinte mbi ate gur por kesaj radhe ne vend te maktheve do te kishte endrra, siç ishte endrra amerikane qe per te u be realitet.

Peripecite bene qe pas disa ditesh ai te ishte ne burgun jugosllav per kalim kufiri me nje denim prej 20 ditesh dhe keshtu fillon jeta e re e djaloshit nga Shkodra. Ky burg ishte nje shtetije ne ajer te fresket dhe pikërisht atje ai takoi një nga njerëzit që i mësuan se pavarësisht mërive kombëtare, të gjithë njerëzit e botës janë vëllezër. Tonin Marku, i izoluar në një burg jugosllav nuk e harron kurrë emrin e malazezit Vesko Perishiç.

Një mik që e ndihmoi në ditët e tij më të zeza. Nuk dihet se çfarë i impresionoi serbët dhe malazezët e qelisë së Toninit aq shumë sa ta respektonin këtë 20 vjeçar të shkathët nga Shqipëria. Ndoshta historia e arratisjes me not. Ndoshta kurioziteti për vendin fqinj që nuk e dinin se çfarë fshihte. Pa folur asnjë fjalë në gjuhën e vendit të huaj, Tonin Marku fitoi një simpati që ai nuk e imagjinonte. Vesco Perishic do te mbetej deri ne diten kur kreu vetëvrasje miku më i ngushte i shqiptarit Tonin Marku.

Sot djali i tij, nje nga aktoret me te njohur ne Malin e Zi e pershkruan keshtu ndryshimin qe pesoi Tonin Marku ne boten e lire. “Jam rritur duke degjuar historine e arratisjes se Toninit. Im ate e ka permendur ate deri ne diten e fundit. Sot nuk ekziston me ai sinqeritet mes njerezve. Tonini ishte lindur per te qene i lire”, shprehet ai. Tonini e ndoqi deri ne Kaliforni endrren e tij. Sot eshte nje njeri i plotesuar nga ana shpirterore, diten kur ndjeu qe deshironte te merrej me art, pati mundesi ta bente dhe ate realitet.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA