Albpetrol, amerikanët përgatisin procesin e shitjes

22/06/2010 19:55

Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Ministria e Ekonomisë firmosën sot një kontratë konsulence me  kompaninë amerikane Pattot Boggs për privatizimin e kompanisë së naftës Albpetrol.

Kontrata prej 25 milionë lekësh parashikon në një afat kohor prej 6 muajsh të ketë përfunduar procesi i vlerësimit të kompanisë, të merret vendimi për menyrën e privatizimit, të caktohet cilat aksese do privatizohen dhe mënyra e marketingut.

Sipas ministrit te Energjitikes, Dritan Prifti, firmosja e kesaj kontrate eshte nje hap real drejt privatizimit te kesaj kompanie. Pattot Boggs, firma konsulente per privatizimin e Albpetrol ka pasur dhe bashkepunime te meparshme me qeverine shqipetare per privatizimin e nje tjeter kompanie shteterore ARMO.   

Top Channel