Vendimi ndaj TCH, reagime në Maqedoni

21/06/2010 20:25

Vendimi i gjykatës në cështjen “Pango”, duke gjobitur Top Channel, sjell edhe reagimin e gazetarëve përtej kufirit shqiptar, në Maqedoni.

Ata thonë se kjo gjobë u kujton atyre dënimet e kohës së Milloshevicit, për të frenuar mediat e pavaruara.

“Unë nuk mbaj mend dënime të tilla në Maqedoni. I vetmi rast që ka ndodhur këtu ka qenë me një dënim me 20 mijë euro. Rasti i TCH është njësoj si në kohën e Milloshevicit”, deklaron Branko Gerovski, kryeredaktor i gazetës maqedonase “Shpic”.

Gazetari i njohur i vendit fqinj nënvizon se në Maqedoni shifrat për dëmshpërblime janë të ulëta, por thekson se paditë ndaj gazetarëve janë masive.

Top Channel