Rama, letër Daul dhe Schultz

21/06/2010 15:00

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama përmes një letre drejtuar krerëve të grupeve parlamentare në Parlamentin Europian Josef Doll dhe Martin Shultz e për dijeni edhe komisionerit për Zgjerim Shtefan Fyle ka rikonfirmuar gadishmerine e Partise Socialiste dhe opozites ne tërësi për zgjidhjen e krizës përmes dialogut politik.

Duke cilesuar si mjaft te rendesishem nderhyrjen e bere nga dy drejtuesit e larte te grupimeve te majta e te  djathta, kryesocialisti Rama thekson ne leter se qeveria nuk ka treguar dhe nuk po tregon asnje lloj angazhimi per zgjidhjen e krizes politike.

“Me barrën e përgjegjësisë së detyrës për të përfaqësuar jo vetëm partinë time, as edhe thjesht koalicionin opozitar, i cili sot shtrihet majtas e djathtas në një grupim të madh partish në kërkim të transparencës së zgjedhjeve të shkuara, por aspiratën e madhe të Shqipërisë e të shqiptarëve pa dallim për lëvizjen e lirë dhe integrimin europian, unë dëshiroj t’Ju bëj me dije se mbetem plotësisht i gatshëm të vazhdoj përpjekjen për gjetjen e zgjidhjes përmes dialogut”, shkruan Rama.

Ne leter kryetari i PS-së, thekson se ne tryezen e negociatave opozita ka treguar angazhim maksimal per zgjidhjen e krizes, por sipas tij pala tjeter refuzon cdo zgjidhje qe garanton transparencen dhe kushtetueshmerine Zoti Rama ne leter quan paresor faktin se Shqiperise i duhet medoemos konsensusi pasi  ne te kundert sic kane theksuar edhe nderkombetaret kjo do te rrezikonte proceset euro-integruese te vendit.

“Sot Shqipërisë i duhet me patjetër një zgjidhje për të hapur rrugën e integrimit, duke përmbushur denjësisht kriterin e Kopenhagenit dhe duke lënë pas një krizë që nuk mund të mbulohet pa u zgjidhur. Shqiptarëve u duhet medoemos një përpjekje e posaçme, e të gjitha forcave politike, për të kapërcyer hendekun e hapur mes tyre dhe Europës duke i hapur rrugë transparencës si edhe një sërë reformash jetike për demokratizimin, modernizimin, integrimin”, thote Rama.

Ne perfundim te letres kryesocialisti Rama ka shprehur edhe njehere vullnetin e opozites per t’i dhene fund krizes politike e cila se bashku me paaftesine e kesaj qeverie po rrenon cdo dite e me shume sipas tij familjet shqiptare.

Top Channel