Ngjela: Ndaj Pangos, jo shkelje e privatësisë

21/06/2010 21:35

Politikani dhe avokati Spartak Ngjela ka deklaruar në emisionin “Shqip” në Top Channel se në denoncimin e “Fiks Fare” kundër ish-ministrit Ylli Pango nuk ka shkelje të privatësisë, por kemi të bëjmë me gazetari investigative.

“Nuk ka jetë private sepse ata nuk kishin lidhje dashurie me njeri-tjetrin. Këtu kemi të bëjmë më një gazetari investigative. Atje ka një jetë private të rrezikuar dhe ajo është e gazetares e cila ka qenë në rrezik. Por ajo ka marrë përsipër riskun për të treguar diçka”, deklaroi Ngjela.

“Gjykatat janë në gjendje të rëndë në Shqipëri dhe janë të sulmuara nga të dyja kahjet e korrupsionit i cili ka një aspekt moral dhe një aspekt material. I pari kur jepet urdhër nga lartë për t’u bërë ndonjë favor”, është shprehur Ngjela.

“Vendimi kundër Fiksit nuk ka goditur Fiksin, por gjykatat”, shtoi Ngjela.

Top Channel