Mediu: Reformimi i Kodit Zgjedhor, nevojë

21/06/2010 17:25

Gjatë takimeve në Elbasan, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu preku cështjen e reformimit të kodit zgjedhor.

Sipas zotit Mediu reformimi i kodit është një nevojë për një përfaqësim sa më të drejtë të interesave të elektoratit. Kryetari i Partisë Republikane mendon se është e rëndësishme që kodi elektoral të japë një parlament të qëndrueshëm.

Partia Republikane mundi t’i mbijetojë sistemit të ri elektoral që u aplikua në vitin 2009, duke nxjerrë një deputet, pikërisht kryetarin Mediu. Sistemi proporcional me bazë qarku favorizon koalicionet dhe brenda koalicioneve, partitë e mëdha.

Republikanët kanë filluar që tani të mendojë për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke kërkuar ndryshimin e kodit dhe të sistemit, si edhe duke organizuar degët e saj në rrethe.

Top Channel