Gjykata e Lartë rrëzon Bendon

21/06/2010 15:10

Emisioni ‘Fiks Fare’ do të transmetojë sot sërish denoncimin dhe argumentat per abuzimin me detyrën të ish-ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinise dhe Sporteve, Ylli Pango, duke iu pergjigjur pikë për pikë vendimit të gjyqtarit Agim Bendo dhe ku duket qartë njëanshmeria e vendimit.

Por per gjyqtarin ne fjale ka edhe argumenta te tjere te gjyqesorit. Gjykata e Larte ka dy vendime te Agim Bendos, duke mos i kursyer kritikat ne adrese te gjyqtarit te Shkallës së Parë.

Njeri nga vendimet e kolegjeve civile ka padites shtetasin Gjergji Kotorri, i cili kishte paditur Drejtorine e Doganave per demshperblim page nje vjetore per shkak te nderprerjes se punes pa shkaqe te arsyeshme. Qytetari i larguar nga puna pasi eshte ankuar ne Komisionin e Sherbimit Civil i eshte drejtuar Gjykates se Tiranes per padi shkaktim demi.

Por cuditerisht sipas Gjykates se Larte gjyqtari Agim Bendo shpall moskompetencen e gjykimit dhe dergimin e ceshtjes ne seksionin e mosmarrveshjeve administrative.  Kolegji Civil i Gjykates se Larte, i cili mori me pas per shqyrtim ceshtjen e refuzuar nga gjyqtari, shprehet konkretisht per kete vendim te Agim Bendos.

“Vendimi i gjykates se rrethit gjyqesor Tirane numer 11145, date 6.10.2008 eshte marre ne zbatim te gabuar te ligjit dhe per rrjedhoje duhet te prishet dhe ceshtja t’i dergohet prane po asaj gjykate per vazhdimin e gjykimit.Kolegji Civil i Gjykates se Larte konstaton se argumentat e perdorura nga gjykata ne vendimin e saj nuk qendrojne. Ky kolegj cmon gjithashtu se vendimi eshte marre ne kundershtim me nenin 181 te Kodit te Procedures Civile, sipas te cilit gjykata duhet te organizoje punen qe gjykimi te perfundoje nga i njejti trup gjykues“, thuhet në dokument.

Duke vijuar argumentimin e saj per kete vendim te Agim Bendos, Gjykata e Larte vijon me tej duke u shprehur se ky vendim i tij cenon parimin per nje proces te rregullt, efektiv, te shpejte, brenda nje afati te arsyeshem, pasi behet shkak per zvarritje te procesit gjyqesor ne dem te interesave te paleve ne proces, duke cenuar nene te kodit procedures civile dhe duke shkelur te drejtat e njeriut.

Nderkaq nje tjeter vendim ne fushen civile hedh dyshime te forta mbi vendimet e gjyqtarit Agim Bendo. Kolegji ka qene i kryesuar nga ish kryetari i Gjykates se Larte te asaj kohe, Thimio Kondi. Objekti i padise civile ka qene kthim shume nepermjet dy paleve, per 9 milione e 500 mije leke te futura me interes tek firma piramidale “Sude”. Pasi parashtron ecurine e ketij gjyqi civil, Gjykata e Larte thote: “Nuk ka ndonje shenim ne dosje se si kjo ceshtje i ka kaluar per gjykim Agim Bendos, i cili ka bere shenim te verifikohet a ka process penal tek F. Petku per kete ceshtje, njoftohet sekretaria se ceshtja pezullohet“.

Pikerisht sipas Gjykates se Larte ketu nis edhe shkelja, pasi ceshtja nuk duhet te kishte vazhduar me tej.

Gjyqtari Agim Bendo me gjithe shenimin e mesiperm per pezullimin e ceshtjes civile, nuk e ka vene ne diskutim kete problem dhe e ka kaluar ceshtjen per gjykim dhe ka vazhduar gjykimin deri ne marrje vendimi”, thuhet në dokument.

Gjykata e Larte shprehet se tek kjo ceshtje gjyqtari Agim Bendo nuk ka marre ne konsiderate disa korrigjime te bera me stilolaps ne objektin e padise. Gjykata e Larte shprehet se ne kete dosje civile jane bashkuar edhe fotokopje te pavertetuara me origjinalin qe favorizojne ne menyre te njeanshme njeren pale. Prandaj dhe gjykata shprehet konkretisht per keto shkelje.

“Ne dosjen gjyqsore duhet te perfshihen vetem ato dokumente qe kane vleren e proves, domethënë qe jane pranuar procedurialisht te konsiderohen sit e tilla, duke u marre e administruar me formen e parashikuar nga ligji“, thuhet në dokument.

Ne perfundim Gjykata e Larte e rrezon edhe kete vendim te Agim Bendos si nje vendim te marre ne keqzbatim te ligjit dhe duke lejuar shkeljet e renda te rregullave proceduriale si edhe sikurse thekson gjykata, shkelje te tjera me ndikim ne zgjidhjen e ceshtjes.

Top Channel