Ethet, përmirësohen të prekurit

21/06/2010 16:40

Gjendja shendetesore e pacientit me ethe hemorragjike që erdhi në Spitalin Infektiv së bashku me dy të tjerë është permiresuar.

Tashme ai ka dale nga reanimacioni ku iu nenshtrua nje terapie intensive mjeksore dhe eshte jashte rrezikut per jeten.

Aktualisht ne Spitalin Infektiv ndodhen te shtruar vetem tre paciente nga Kukesi te mberritur se fundmi. Por ne harkun kohor prej tre javesh kur dhe u shfaq pacienti i pare me ethe hemorragjike, ne kete spital jane trajtuar 7 persona nderkohe qe 2 femije jane trajtuar ne spitalin e pediatrise.

Pacienti duhet te qendroje minimalisht 7 dite ne spital kur ai paraqitet jo me simptoma te renda te etheve hemoragjike. Me urdher te ministrit te Shendetesise Petrit Vasili pacientet me simptoma te lehta te etheve hemorragjike nuk do te trajtohen ne spitalin e Kukesit, por do te transportohen ne Tirane.

Top Channel