Kurbin, grabitet oficeri i policisë

20/06/2010 21:35

Grabitet me armë oficeri i policisë bashkiake të Laccit Mark Lleshi. Lleshi ka qënë duke punuar i vetëm në një dyqan të tij që shërbente për servisin e celularëve, kur një i ri, identiteti i të cilit nuk dihet ka hyrë pa maskë me një pistoletë në dorë.

Pasi e ka kërcënuar se do e vriste nëse do bënte ndonjë lëvizje të dyshimtë, grabitësi i ka marrë oficerit të policisë gjashtë celularë dhe një shumë prej 26000 lekësh dhe më pas është larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja ka ndodhur jo shumë larg rajonit të policisë, ndërsa grabitësi ka zgjedhur pikërisht momenton kur nuk kishte lëvizje dhe njerëzit po shikonin sportin.

Policia e Kurbinit me të marrë njoftimin ka mbërritur në lokalin e Lleshit dhe ka nisur hetimet dhe kërkimet për gjetjen dhe arrestimin e autorit.

Grabitja në afërsi të komisarit të Kurbinitr, duket sa ka tronditur edhe banorët e zonës të cilët edhe pse nuk pranojnë të flasin në kamera ndjehen të frikësuar dhe të pasigurtë.

Mark Lleshi, është oficer i polcisë së Bashkisë Laç, si dhe kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit për rrethin Kurbin

Top Channel