Kapshticë, kontrabanda, 2 në pranga

20/06/2010 18:40

Seksioni kundër krimit ekonomik në Policinë e Korçës gjatë operacionit të koduar “Kapshtica 2” prangosi në flagrancë dy persona.

Të arrestuarit janë Bujar Xhambazi, 33 vjeç dhe Taulant Xhambazi, 23 vjeç. Ata u kapën në flagrancë duke tregtuar mallra kontrabandë që kapnin vlerën e 30 mijë eurove.

Malli u sekuestrua prej uniformave blu, si dhe nisën hetimet për të zbardhur nëse në trafik përfshihen edhe të tjerë persona.

Top Channel