Topi: Jo shfrytëzim pa kriter pasurive natyrore

19/06/2010 11:45

Presidenti i Republikës Bamir Topi u takua në Podgoricë me homologun e Malit të Zi, Filip Vujanovic.

Të dy krerët morën pjesë në konferencën shkencore për liqenin e Shkodrës. Sipas Topit, liqeni është mundësi për rritjen e kontakteve politike dhe ekonomike.

“Liqeni i Shkodrës është bashkim i kulturave dhe historisë së dy vendeve dhe tani edhe ëndrrës së përbashkët për integrimin”, u shpreh Topi.

Sipas tij, koha për shfrytëzimet pa kriter duhet të marrë fund dhe përgjigja për zgjidhjet duhet të vijë vetëm nga shkenca.

Top Channel