Reforma zgjedhore, LSI: Tryezë e përbashkët

19/06/2010 16:35

Lëvizja Socialiste për Integrim propozon thirrjen e një tryeze politike jo vetëm nga partitë perfaqësuese në parlament për nisjen e procesit për reformën zgjedhore.

Spartak Braho, sekretar per Ceshtjet Ligjore tha se  LSI pranon cdo propozim qe do te dalë nga kjo tryeze e perbashket.

“LSI propozon percaktimin e një platforme dhe kalendari veprimesh konkrete, ku vendin kryesor ta përfshijë ideja e një tryeze ndërpartiake gjithë përfshirëse. Në tryezë duhet të marrin pjesë të gjithë aktorët politikë aktivë dhe ata të shoqërisë civile. LSI shprehet e hapur për të gjithë kuadrin politik për të marrë parasysh propozime ngado që të vijnë”, u shpreh Braho.

Top Channel