PS: Po tkurret ekonomia

19/06/2010 16:40

Partia Socialiste ka akuzuar Ministrine e Financave dhe qeverine Berisha se per shkak te paaftesise  po fundosin ne gremine  ekonomine shqiptare.

Sipas nensekretarit per Programin ne PS, Ervin Bushati deficiti buxhetor eshte ne nivelin e 154%, nderkohe qe te ardhurat tatimore jane 12.4 miliard leke me pak se parashikimi. Te ardhurat nga Tatimi mbi Vleren e Shtuar ka rene me 6 % cka, sipas opozites deshmon tkurrje te ekonomise.

“Të ardhurat  nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) kanë rënë 6% nga parashikimi, që është indikatori më real i një tkurrje në gjithë spektrin ekonomik.Të ardhurat nga ‘Tatim Fitimi’  kanë rënë 9%, që tregon një stres në rritje të sektorit privat dhe biznesit.   Të ardhurat nga “Tatimi mbi të Ardhurat Personale” janë – 12%, që shpalos  uljen drastike të nivelit të punësimit, pra  një Alarm të Papunësisë në rritje”, u shpreh Bushati.

Bushati tha se edhe rritja e premtuar e pagave dhe pensioneve ne 1 korrik nga kryeministri eshte njelloj sikur te besh feste ne anijen qe po fundoset.

Top Channel