Gazetaret kundër Bendos

19/06/2010 16:20

Gazetaret shqiptarë e cilesojnë si qesharak vendimin e Agim Bendos kunder “Fiks Fare”.Gazetarët deklarojne se gjyqtari mori në mbrojtje një rast abuzimi me detyrën, ndërsa gjobën e cilësojne si absurde. Me këtë vendim, sipas tyre, kërkohet të goditet gazetaria investigative.

Botuesi i gazetës ‘Albania’, Ylli Rakipi thekson se nuk është cënuar jeta private e një individi, kur ky i fundit është ministër i kabinetit qeverisës.

“Nisur nga kjo pikëpamje nga të gjitha kodet e etikës së gazetarisë botërore, por edhe në kodin tonë etik thuhet se kur ngjarja ka rëndësi për publikun ajo mund të ndiqet dhe të investigohet në disa mënyra”, thotë Rakipi.

Ndërkohë kryeredaktori i Gazetës ‘Shqip’, Aleksandër Cipa shprehet se ky është një precendent i ri mes marrëdhënies së gjyqësorit me median shqiptare.

“Kjo gjykate ka krijuar nje marredhenie defektoze me median, sidomos me nje media kombetare sic është Top Channel. Kjo është tratativë per te ushtruar presion psikologjik dhe profesional ndaj nje trupe investigative”, u shpreh Cipa.

Kryeredaktori i të përditshmes “Panorama”, Andi Tela shprehet se kjo ngjarje është “një precedent i keq për median në përgjithësi”.

“Gjoba është shumë e rëndë dhe të frikëson. E bën një gazetar të një emisioni investigativ, nje media qe ta mendoje dy here pozicionin e saj perpara se t’i hyje nje detyre investigative. Kryeministri thotë se korrupsioni duhet luftuar me tolerance zero dhe mund te perdoret cdo menyre per ta luftuar ate. Policia, prokuroria perdor mjetet e mundshme nga pergjigjmet apo infiltrimet duke marrë leje në gjykatë. Media nuk mund te marre leje ne gjykate per te bere pergjime”, thotë Tela.

Politikani Spartak Ngjela deklaron se media dhe gjykata  jane dy krahet e domosdoshmet te funksionimit te demokracise, por që sipas tij në Shqipëri, nuk funksionojnë.

“Edhe një dritare që thotë se shqiptarët nuk duhet të përshtaten me të keqen, ata duan ta ndalojnë”, thotë Ngjela.

Top Channel