Bulqizë, fadroma aksidenton një grua

19/06/2010 13:00

Tjetër aksident pranë minierave të Bulqizës, si pasojë e mungesës së sigurisë në punë.

Këtë radhë është një 45-vjecare e cila ka mbetur e plagosur, pasi një fadromë për heqjen e materialeve e zuri poshtë.

Marjana Rushiti, e punësuar në një firmë private po merrej me stogjet e kromit në momentin e aksidentit.

Rushiti ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën dhe është dërguar me helikopter në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Top Channel