Berat, konflikti për universitetin, reagon kryebashkiauku

19/06/2010 19:45

Ndërtimi i konsideruar pa leje ndërtimi nga ana e inspektoriatit në qytetin e Beratit, në ish godinën e gjinekologjikut, ka bërë që të reagojë sot vetë kryetari i bashkisë Fadil Nasufi.

Kreu i bashkisë ka pohuar sot nga ambientet e ish-spitalit gjinekologjik në këtë qytet se firma private e universitetit jo publik U.F.O ka vazhduar punimet gjatë natës duke dëmtuar madje dhe gabinën elektrike të lagjes “30 vjetori”, dëmtim i cili ka lënë pa energji elektrike 80 familje në këtë lagje.

Nasufi është shprehur se në saj të privatizimit të padrejtë të pronës ku ndodhej spitali gjinekologjik po punohet prej shumë kohësh për godinën e universitetit pa leje ndërtimi, pasi punimet po kryen në zonën Tampon.

Për këtë sipas Nasufit është bërë denoncimi dhe në organin e akuzës ku ende nuk ka asnjë reagim.

Por, burime nga ky universitet bëjnë me dije jashtë kamerave se presidenti i U.F.O disponon të gjithë dokumentacionin e privatimit të kësaj prone dhe po kryhen punime për rikonstruksionin e objektit dhe jo ndërtim të ri.

Top Channel