PS: Buxheti përkeqësohet

18/06/2010 15:55

Partia Socialiste u është referuar të dhënave të fundit  që publikon vetë Ministria e Financave për të akuzuar qeverinë që sipas saj po e zhyt ekonominë në humnerë.

“Mungojnë 12,4 miliardë lekë në arkën e shtetit. Deficiti buxhetor në 5 muaj është 11,6 miliardë lekë dhe është tejkaluar me 55 % nga programi i vetë qeverisë. Është rritur me 6.3 miliardë lekë vetëm në muajin maj. Për herë të parë nuk raportohet nga Ministria e Financave se sa janë shpenzimet për rrugën Durrës – Kukës”, tha deputeti socialist, Ilir Beqja.

Beqja ka komentuar edhe vendimin e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë që para 2 ditësh miratoi blerjen e shumëpërfolur të hotel Dajtit, duke e cilësuar atë si një vetëvrasje kolektive.

“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në Shqipëri, para dy ditësh është fakti se Banka e Shqipërisë është edhe zyrtarisht një institucion jo më i pavarur. Pardje këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka bërë një vetvrasje kolektive, duke noterizuar një vendim që qeveria e kishte marrë 35 ditë më parë”, theksoi Beqja.

Top Channel