Lidhjet e Bekim Fehmiut me Shqipërinë

18/06/2010 18:45

Tashmë në kulmin e karrierës së tij si artist me famë ndërkombëtare, një nga dëshmitë e para të identitetit të fortë shqiptar të Bekim Fehmiut, ishte një vizitë e tij e dokumentuar në Shqipëri në pranverën e 1972-shit.

Teksa propaganda e fortë beogradase e reklamonte gjithandej atë si aktorin më të famshëm jugosllav, Bekim Fehmiu i surprizoi të gjithë, kur në këtë periudhë aspak të lehtë për politikën midis dy vendeve, ai zbriti në aeroportin e Rinasit.

Arsyet mund të kenë qenë tërësisht kureshtare, dëshira për të zbuluar dheun e të parëve të tij, por nga një dokumentar i kohës, mund të dallohen edhe notat e krenarisë së mjeshtrave propagandistikë të Tiranës, për këtë fitore mbi rivalët nga Beogradi.

Aktori më në modë në atë kohë, do të shëtitej i ndjekur nga një kamera gjithkund nëpër Shqipëri, nga Tirana në Butrint, e nga Shkodra në Gjirokastër. Shqipëria socialiste, po përdorte me etje imazhin e famshëm të shqiptarit hollivudian, për konsumin e saj aq të nevojshëm mediatik. Për mysafirin që vinte nga bota kapitaliste e kinematografisë, edhe një karshillëk i vogël.

Udhetari i botes, qe kerkoi persosmeri  ne realizimin e rolit te kapiten Kaleb-it, tek filmi “Dezertori”, ne kete vizite ne Shqiperi, qe erdhi nje vit me vone, pas xhirimit te filmit, u takua edhe me shkrimtaret e mirenjohur qe ne ate periudhe aderonin ne Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artistevete Shqiperise, institucion ky qe drejtohej ne ate kohe nga Dhimiter Shuteriqi.

Me deshiren e madhe per te luajtur nje film shqiptar, ku nga konteksti i dokumentarit aludohet per rolin e “Skenderbeut”, Fehmiu, aktor i 20 roleve, deri ne ate periudhe, pak kohë pasi kishte xhiruar filmin “Uliksi” që i dha famë mbarë botërore, kaloi poshtë portës së famshme të luanëve në Butrint, andej nga kishte kaluar edhe vetë Uliksi i vërtetë i antikitetit helenistik.

Ndalesa ne Shkoder te terheq vemendjen per kete pershkrim që ende sot ngre shumë pikëpyetje për vendlindjen e tij e cila zyrtarisht njihet që është Sarajeva. Nëse është vërtet Shkodra qyteti ku ka lindur aktori i madh, kjo mbetet ende për t’u vërtetuar, edhe pse në një nga vizitat e tij të fundit në Shqipëri, vetë Bekim Fehmiu është interesuar posaçërisht pranë autoriteteve për të mësuar nëse ka në regjistrat e gjendjes civile të qytetit shqiptar një dokument që provon se më 1 qershor 1936 aty ka lindur Bekim Fehmiu. Njeriu që jetoi midis dy botëve, aktroi midis shumë gjuhëve dhe që vdiq, ashtu siç jetoi, në mënyrë spektakolare.

Top Channel