Kometa gjigande përplaset me Jupiterin

18/06/2010 16:40

Misteri i trupit qiellor të përplasur me Jupiterin vazhdon të mbetet i madh, pavarësisht se teleskopi Hubble ka ndihmuar shkencëtarët me disa foto.

Gjithcka nisi në 3 qershor kur astronomi australian Anthony Wesley vërren pranë planetit gjigand një trup të huaj qiellor. Në të njëjtën kohë, në Filipine, Chris Go regjistron të njëjtën pamje. Kjo vë në lëvizje shkencëtarët për t’i dhënë një përgjigje asaj cfarë shihej në foto.

Në 7 qershor, NASA ia besoi teleskopit Hubble detyrën për të marrë imazhe të qarta duke zbuluar se një kometë me përmasa disa km u përplas me planetin më të madh të sistemit tonë diellor, duke shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

Jupiteri mbahet mend për shpëtrhimin që shkaktoi në vitin 1994 kometa Shoemaker-Levy 9 por edhe për përplasjen e kometës gjigande vitin e shkuar. Astronomët thonë se gjigandi i sistemit tonë diellor vihet më shpësh në shënjestër dhe shumë herë këto përplasje nuk mund të kapen nga njerëzit.

Kjo ka një shpjegim shkencor sepse forca e gravitetit të këtij planeti është shumë e madhe, duke bërë që të tërheqë trupa të vegjël që kalojnë tranzit. Sa për të bërë një krahasim, nëse ky trup qiellor do kishte goditur Tokën, do të kishte ndodhur një katastrofë.

Top Channel