Evoluon shitja e paketave turistike

18/06/2010 08:30

Pushimet verore, edhe për këtë vit kanë nisur me çeljen e sezonit turistik. Për këtë vit, në Shqipëri, ofertat do të jenë pak a shumë të njëjta me ato të vitit të kaluar, diku më shtrenjtë diku më lirë, çmimet variojnë nga më të ulëtat te më të lartat.

Mund të prenotosh një shtëpi apo një garsonierë në Durrës, Vlorë, Velipojë, Himarë, Dhërmi, Sarandë, por mund të prenotosh edhe për Egjipt, Turqi, Kroaci, Mal të Zi, Izrael, Ishujt Majorka e Minorka, Barcelonë, Maldive e deri në Bora Bora.

Për të marrë paketën turistike këtë vit janë lehtësuar dhe procedurat. Një nga metodat që po kthehet në rutinë, është dërgimi i mesazheve me foto nëpërmjet e-mail-it, procedurë kjo që aplikohet nga vetë agjencitë, por nga ana tjetër secili mund të kërkojë informacion të detajuar, nëpërmjet telefonit, faqeve në internet apo edhe nëpërmjet mesazheve që na përcillen herë pas here në telefon.

Top Channel