BE: Duam zgjidhje të krizës

18/06/2010 15:00

Pas Komisionerit për Zgjerim, reagon dhe Zyra e Përfaqësueses së Lartë te BE-së, Catherin Ashton e cila kishte mbeshtetur gjithashtu iniciativen e Parlamentit Europian ne 20 maj.

“Ne menyre qe te gjendet zgjidhja ndaj ketij ngerci politik, dhe per te cuar perpara reformat qe jane te domosdoshme per Shqiperine qe te beje progres drejt BEse, tashme e ka ne dore qeveria dhe opozita qe te gjejne zgjidhjet, ne menyre transparente e duke respektuar kushtetuten e vendit”, tha zëdhënësja e Ashton, Maja Kocijancic.

Pyetjes se cfarë pasojash do të ketë në të kundërt për Shqipërinë, zëdhënësja theksoi se BE është e shqetësuar për vazhdimin e ngercit aktual politik pasi nuk nxit klimen e nevojshme per te cuar perpara reformat qe kerkohen.

“Per kete arsye mbeshtetem inisiativen lehtesuese te Parlamentit Europian, e cila na vjen keq qe nuk mundi te ndihmoje per te sjelle nje zgjidhje, por sic e thashe, tani varet nga qeveria dhe opozita qe te gjejne nje rruge bashke sesi te ecin perpara. Mesazhi yne eshte i qarte: Ne mbeshtetem inisiativen e Parlamentit per te gjetur nje zgjidhje. Tani i takon qeverise dhe opozites. Nevojitet qe ata te punojne bashke per te perparuar”, theksoi Kocijancic.

Reagimet e kabineteve te Komisionerit Fule dhe Perfaqesues se Larte Ashton erdhen menjehere pasi Parlamenti Europian hoqi dore nga ndermjetesimi per zgjidhjen e ngercit politik ne Shqiperi.

Top Channel