Skandali te Juridiku, dyshime mbi Sekretarinë

17/06/2010 15:40

Shitja e diplomave origjinale të Fakultetit Juridik në këmbim të 7 mijë eurove ka qenë një nga temat më të diskutuara në korridoret, por edhe në zyrat e këtij fakulteti, në këto ditë të nxehta qershori.

Zevendësdekani Kristaq Gjyli në emer te gjithe stafit te fakultetit ka kërkuar zbardhje sa më të shpejtë të hetimeve dhe ndëshkim të autoreve nese ka.

“Kjo ngjarje duhet të zbardhet sa më parë e po ashtu duhet të dalin edhe emrat konkretë, të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë”, u shpreh Gjyli.

Diplomat, te cilat pretendohen se jane nxjerre nga ky fakultet kane edhe numer amze, cka implikon direkt sekretarine mesimore, personeli i se ciles merret me diplomat, vendosjen e numrit te amzes dhe regjistrimin. Sipas burimeve jo zyrtare thuhet se numri i amzes ne diplomat e gjetura nga policia i perkasin dy–tre viteve te ardhshme

“Duhet të vijnë dhe të bëjnë hetimet e tyre në secretariat. Nuk duhet përbaltur puna e fakultetit të drejtësisë që është një aset kombëtar”, tha Gjyli.

Por ndersa drejtuesit e ketij institucioni e  kane perjashtuar veten nga kjo veper penale dhe kane kerkuar hetim sa me te shpejte te kesaj ceshtjeje Policia e Tiranes ka ndaluar kater seksere, të cilet regjistronin persona te ndryshem ne amzat e ketij fakulteti sikur e kishin perfunduar juridikun ne kembim te vleftes monetare. E gjithe koha per te perfunduar kete procedure zgjaste te pakten 2 muaj, ku ata qe kerkonin ta perfitonin diplomen ne menyre te padrejte siguronin edhe dokumentacionin perkates. Per here te dyte fakulteti juridik vihet nen hetim nga prokuroria. Para pese vjetesh ne kete fakultet u shit teza e provimit ne kembim  te 700 mije lekeve.

Top Channel