Rama: Berisha po mban peng Shqipërinë

17/06/2010 13:15

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi kryeministrin Sali Berisha se po pengon zgjidhjen e krizës përmes transparencës dhe po mban Shqipërinë peng në rrugën e saj drejt liberalizimit të vizave dhe integrimit në BE.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Rama theksoi se opozita nuk do të terhiqet nga kërkesat e saj dhe nuk do të ndalë betejën, por do të vazhdojë përpara me dinjitet, duke mos përmendur detaje rreth hapave të mëtejshëm që do të ndjekë Partia Socialiste.

“I vetmi njeri që do t’i kthejë shpinën këtij realiteti dhe nuk do të dëgjojë këmbanën e alarmit është Sali Berisha. Kryeministri ynë është gati ta mbesë Shqipërinë në klasë dhe të luajë më fatin e liberalizimit të vizave. Berisha pranon më mirë vënien e vizës Shqiperisë, se sa hapjen e kutive”, u shpreh Rama.

Top Channel