Produktet shqiptare bëhen më të shtrenjta

17/06/2010 20:35

Kostot e prodhimit për bizneset kanë mbetur të pandryshuara krahasuar me një vit më parë, madje shfaqin një tendencë të lehtë në rënie.

Instituti i Statistikave njoftoi se indeksi i cmimeve të prodhimit, treguesi më i afërt që përdoret për të matur ecurinë e kostove të prodhimit, ra me 0.2 për qind në tremujorin e parë të vitit krahasuar me të njëtën periudhë të një viti më parë. INSTAT thotë se rënia e këtij treguesi ka ardhur si pasojë e uljes së kostove të prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike dha gazit, të cilat ranë respektivisht me 17 dhe 20 për qind.

Për sektorë të tjerë prodhues kostot janë rritur krahasuar me një vit më parë. Sipas INSTAT, në industrinë nxjerrëse kostot u rritën me 7.8 për qind, ndërsa në atë përpunuese me 3.1 për qind.

Sipas burimit, rritje kanë shënuar edhe kostot e prodhimeve që shkojnë për eksport, të cilat në total janë rritur me 2.3 për qind.

Top Channel