Bulqizë, pranga për vjedhje tre personave

17/06/2010 21:10

Policia e Bulqizës ka arrestuar pasditen e sotme tre persona të akuzuar për grabitje në ambjentet e kompanisë që po punon për ndërtimin e Rrugës së Arbrit.

Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga kanë përfunduar shtetasit Gjovalin Frroku, Ylli Pula dhe Andon Premci.

Burimet shtojnë më tej se personat në fjalë kanë qenë punonjës të kompanisë që kanë grabitur.

Top Channel