Tirana gdhihet sot pa drita

16/06/2010 08:30

Puna në linjat e transmetimit që menaxhohen nga OST-ja do të sjellin të tjera ndërprerje të energjisë elektrike.

Sipas njoftimit zyrtar të OSSH-së, që i duhet të stakojë linjat për shkak sigurie, sot në orët e para të mëngjesit, 05.00-09.00, nuk do të ketë energji elektrike në disa zona të Tiranës, si “Misto Mame”, Kombinat, Yzberisht, dhe fshatrat përreth, Vaqarr, Ndroq e Arbanë.

“Kufizimi vjen për shkak të punimeve që po kryen OST-ja në linjat 220 kv të Komanit”, sqaron OSSH-ja. Ndërkaq, probleme ka pasur edhe në veri të vendit, konkretisht në Bajram Curr, ku për shkak të një defekti në rrjet kanë mbetur pa drita rreth 40 mijë banorë. Kufizimet do të vijojnë kryesisht gjatë ditës deri në zgjidhjen e defektit.  
 

Top Channel